Spanja, masa të mëtejshme anti-krizë

Spanja do të dekretojë sot buxhetin anti-krizë për vitin 2013 si masë kundër rënies së mëtejshme të ekonomisë së përkeqësuar dhe papunësisë që është në kuotën 25 për qind.
Madridi zyrtar pritet të grumbullojë 39 miliardë euro nga kursimet, rritja e taksave dhe reformat strukturale.
Gjithçka vjen kur protestat e të indinjuarve janë shtuar gjatë javës dhe janë rritur pritshmëritë se Spanja do të kërkojë një ndihma financiare nga partnerët e eurozonës.
Ditën e premte pritet të publikohen rezultatet e të ashtuquajturit “testi i stresit”. Kostot e huave për Spanjën u rritën gjithashtu në nivele të rrezikshme ditën e mërkurë dhe tregu i aksioneve pësoi rënie.