Kinezçja, Tafaj: Do të ndërtohet instituti i Konfuçit

Shqiptarët jo vetëm që duhet të njohin kinezçen si gjuhë të huaj të dytë por do të kenë gati edhe vendin ku duhet të mësojnë këtë gjuhë. Pranë Universitetit të Tiranës do të ndërtohet instituti i Konfucit. Ministri i arsimit Myqerem Tafaj thotë se vendimi është zyrtarizuar pas vizitës së tij në Kinë.
Por cila do të jetë armata e mësimdhënies në këtë institut? Tafaj thotë se kemi shqiptar që njohin mirë kizçen dhe në anën tjetër në fakultetin e gjuhëve të huaja ka studentë nga Kina që mësojnë shqipen.
Gjithashtu Ministria e Arsimit ka firmosur një marrëveshje me fondacionin shqiptaro-amerikan për gjetjen e rrugëve dhe praktikimin e të rinjëve për tu aftësuar në tregun e punës.