E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldo mund të mungojë ndaj Barcës

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourino, është duke u përballur me dilema për formacionin e tij këtë fundjavë.

Falë fitores 4-1 të së mërkurës ndaj Atleticos, Reali riktheu avantazhin prej katër pikësh ndaj Barcelonës, por më 21 prill madrilenët do të udhëtojnë në Camp Nou, një fushë ku është vështirë të fitohet e që do ta bënte më të nxehtë luftën për titull në fund të kampionatit.

Madridi para kësaj do të përballet me Sporting Gijon gjatë kësaj fundjave dhe nëse Ronaldo merr karton të verdhë, ai do të mungonte në El Clasico kundër Barcelonës, për shkak të suspendimit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›