E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, bashkia kompesim në faturën e ujit për 8 mijë familje

Bashkia e Tiranës ka nisur kompesimin në faturën e ujit për 8000 familjet kryeqytetase që e kanë paguar taksën e pastrimit prej 420 lekësh bashkë me faturën e ujit në muajt e parë të këtij viti.

Të drejtën e përftimin në këtë rast e kanë vetëm ato kategori që janë të përjashtuar në pagesën e tasksës së pastrimit. Lista e depozituar nga bashkia e Tiranës pranë zyrave të UKT do të bëjë kompesimin muajve të të cilët janë bërë pagesat e parë, kompesim ky që do të vazhoj edhe muajt në vijim derisa të bëhet komepsimi total.
 

Kategoritë përfituese në këtë rast janë: pensionistët, veteranët, invalidët e luftës dhe punës, përfituesit e ndihmës ekonomike, të verbrit, të sëmurët paraplegjikë dhe tetraplegjikë. Autoritete e ujësjllësit u bëjnë thirrje qyetetarëve të depozitojnë dokumentacionet përkatëse për marrë kompesimin duke i adresuar ata në 5 qëndra në Tiranë ku ka zyra të marrëdhënie me Publikun të UKT-së.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›