E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kinezët në mërgim kërkojnë protesta

Nga Express më 20 shkurt 2011 në ora 18:30

Përdoruesit e internetit në Kinë kanë bërë thirrje për protesta, kundër qeverisë në Pekin.

Sipas shembullit të të ashtuquajturit "Revolucioni Jasemin" në Tunizi qytetarët e pakënaqur në qytete të ndryshme të vendit duhet të dalin në rrugë kundër sundimit të Partisë Komuniste, thuhet në thirrjet që bëhen në internet.

Thirrjet duket që vijnë nga qarqe të grupeve kineze në mërgim. Autoritetet siç duket po përpiqen të pengojnë organizimin e protestave.

Aktivistja për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Ni Yulan, i tha agjencisë së lajmeve AP se gjatë ditëve të kaluara janë ndaluar disa aktivistë dhe disidentë, të cilët janë vendosur nën arrest shtëpiak dhe janë bllokuar telefonat e tyre mobilë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›