E Diel, 1 Nëntor 2026

Qytetarët e Dresde ndalojnë neonazistët


Grupe të ndryshme neonaziste në Dresde (Gjermani) janë munduar të manifestojnë dy herë gjatë kësaj jave dhe në të dyja rastet janë detyruar të mos e bëjnë këtë gjë.
Protestat e tyre ishin të autorizuara, por ishin vetë qytetarët ata që kanë ndaluar zhvillimin e tyre.

Konfederata Gjermane e Sindikatave theksoi se ishin 21 mijë persona ata që kërkuan largimin nga qyteti i tyre të neonazistëve.

Edhe pse policia u mundua të garantonte marshimin manifestues ditën e djeshme, ishin qytetarët ata që bllokuan rrugët duke penguar bashkimin e grupeve neonaziste.

Në këtë mënyrë, nazistët u detyruan të largoheshin nga Dresde dhe të shkonin 100 km më larg, në Leipzig, vend në të cilin zhvilluan marshimin e tyre.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›