Shqiptaret preferojne me shume makina te reja
Shqiptaret per kete vit kane preferuar te blejne me shume makina te reja. Mesa duket, faktori kryesor per kete mbetet rritja e takses doganore per makinat e perdorura per efektin ne mjedis, e cila ka ndikuar ne rritjen e zhdoganimit te automjeteve te reja, pra me kilometrazh zero. Shifrat zyrtare nga Drejtoria e Pergjithshme e Doganave deklarojne se deri tani jane zhdoganuar ne total rreth 23 mije automjete, nga 18 mije qe ishin zhdoganuar vitin e kaluar per te njejten periudhe. Ndersa per sa i perket numrit te makinave te reja, per dhjetemujorin e vitit 2007 jane importuar 2540 makina, ndersa ne dhjetemujorin e vitit 2006 shifra ishte rreth 2100, pra ka nje rritje te makinave te reja. Sipas ndryshimeve te ligjit ne paketen fiskale ne mesin e ketij viti, tarifa doganore per makinat e importuara nga tregu i Bashkimit Evropian eshte zero. Kjo natyrisht qe inkurajon sjelljen dhe importimin e makinave te reja. Ndersa elementi tjeter eshte qe taksa doganore, e vendosur per mbrojtjen e ambientit, edhe kjo ka nje rritje te vogel ne krahasim me nje vit me pare, 2006-en, ndersa TVSH-ja mbetet elementi i dyte prej 20 per qindesh. Ne pergjithesi kemi filluar qe te hyjme ne tregun shqiptar me nje trend ne rritje te makinave te reja ne krahasim me makinat e perdorura prej nje periudhe te gjate kohore qe po hyjne makina, te cilat jane te permasave te vogla. Po ashtu, nga statistikat vihet re se konsumatoret shqiptare po shkojme gjithnje e me shume drejt automjeteve qe perdorin si lende te pare benzinen, e cila aktualisht nuk ka shume diference ne cmim me naften.