Ne treg shqiponja, kushton 1 mije euro
Elbasan - Kur behet fjale per disa te holla me teper, edhe gjeja me e shtrenjte qe mund te te rastise te kesh, nuk te hyn ne sy. Keshtu ka ndodhur ne tregun e Elbasanit, ku nje banor nga Shpati ka nxjerre ne shitje pasurine e tij, nje shqiponje. Poseduesi i shpendit te rralle, i cili nuk ka deshiruar te identifikohet, ka menduar te vendose per shqiponjen nje shifer prej 1 mije eurosh. Ai e kishte burgosur dhe lidhur shqiponjen ne nje kuti, te cilen e shtrengonte fort pas vetes. Prane kishte edhe djalin e tij 16-vjecar. Ne fillim familja ka menduar ta shese shpendin per 2 milione leke te vjetra, por me pas keshilli familjar ka vendosur qe ta ule cmimin ne 1 mije euro. Per te realizuar shitjen e vecante, tregtari i pazakonte ka gjuajtur pikat me te pasura te qytetit. Ai ka shetitur para institucioneve kryesore, ne bulevardin qendror, ne afersi te bizneseve dhe pikave tregtare, i sigurt se shpendi i rralle mund te blihej vetem nga te pasurit apo nga ndonje emigrant patriot. Pronari tregon se e ka kapur shqiponjen ne mal.