Kinezi u paraqit në punë i veshur si Iron Man
Kinezi shokoi kolegët e tij kur u paraqit në punë me veshjen e blinduar si iron Man të cilën e kishte punuar vetë. Qang Wang (25 vjeçar) nga Shangai, i cili punon për njërën prej kompanive më të njohura të telekomunikimit në Kinë, veshi armaturën e iron Manit të rëndë 50 kilogramë dhe u nis për punë.
Kolegët e tij nuk mund t’i besonin syve. Para kësaj ai e tregoi kostumin e ri publikisht duke ecur nëpër rrugët e qytetit kinez. Kur Wang u përpoq të futej në ndërtesën e kompanisë ku punonte, pjesëtarët e sigurimit e ndalën dhe kërkuan që ai ta heqë veshjen prej alumini.
“E dija se hapi im nuk do t’i pëlqente drejtorëve dhe nuk ishte e mirë për imazhin e kompanisë. Dëshira ime ishte të shëtitesha nëpër hapësirën në të cilën punoj me kolegët e mi, e më pas të dal në rrugë”, tha Wang.
Por për qudi drejtorët e kompanisë e lejuan Wanugn të futej në hapësirat e punës ku me krenari ia tregoi kolegëve kreacionin e tij. “Kur më panë me uniformën e Iron Manit kolegët mbetën pa mend. Disa filluan edhe të bërtasin nga habia”, tha Wang.