E Martë, 3 Nëntor 2026

Kingji në Forumin BCHOD’s: Bashkëpunim mes vendeve aleate në përballimin e sfidave të sigurisë

TIRANË, 29 maj /ATSH/ Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerallejtënant Arben Kingji, mori pjesë në takimin e radhës të Forumit të Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të vendeve të Ballkanit (BCHOD’s) që u mbajt në Stamboll të Turqisë.

Fokusi i këtij takimi ishte përdorimi i mjeteve pa pilot në mjedisin operacional si pjesë e taktikave moderne të luftimit.

Në fjalën e tij Kingji theksoi rëndësinë e dimensionit njerëzor për një përdorim të përgjegjshëm dhe etik të teknologjisë, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

Ai vlerësoi bashkëpunimin ndërmjet vendeve aleate dhe partnere për zhvillimin e kapaciteteve të përbashkëta dhe përballimin e sfidave të sigurisë.

Kingji gjithashtu përshëndeti iniciativën e Republikës së Turqisë për ngritjen e një Qendre të Ekselencës në këtë fushë.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura nënvizoi rëndësinë e transformimit të arsimit profesional ushtarak, si faktor kyç për përgatitjen e personelit në një mjedis gjithnjë në ndryshim.

1 nga 9

/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›