Gjimnasti Matvei Petrov në finalen për titullin e Kampionit të Europës

TIRANË, 29 maj /ATSH/ Gjimnasti që përfaqëson Shqipërinë, Matvei Petrov është rikthyer në formën e tij më të mirë sportive.
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) bëri të ditur sot se, gjimnasti kampion Europe në vitin 2020 për Shqipërinë, në kalin me doreza, ka bërë një garë të shkëlqyer në Kampionatin Europian që po zhvillohet në Lajpcig të Gjermanisë.
Petrov ka siguruar kualifikimin mes tetë më të mirëve, ndër 107 gjimnastët më të mirë nga e gjithë Europa.
Matvei Petrov u rendit në vendin e 4-t, në një garë me koeficient të lartë dhe të premten do të garojë në finalen për titullin e Kampionit të Europës.
/a.f/r.e/