Kino ABC me premiera të reja
Filmi i parë quhet “The Roommate”, i cili është një film i zhanrit triler. Filmi trajton këtë temë: në mesin e 2 mijë kolegeve, janë rreth 8 milionë shoqe dhome të mundshme. Kur të komplikohen gjërat, mbaron me dike të panjohur në dhomë. Sara Ueber është një studente e vitit të parë, së cilës i bie ta ketë Rebeka Vudsin për shoqe dhome në konvikt. Ato bëhen shoqe, por Rebeka se shpejti fillon të bëhet vajzë e shqetësuar dhe fyen disa njerëz të afërm të Sarës.
Në rolet kryesore: Leighton Meester, Minka Kelly, Alyson Michalka, Cam Gigandet, Danneel Harris, etj. Regjinë e filmit e ka bërë Christian Christiansen.
Filmi tjetër është “Rio”, i cili është një film i animuar i metrazhit të gjatë nga autorët e filmave “Ice age”. Filmi komedi, me plot aventura, flet për makaun, i cili vjen në Rio de Zhaneiron e bukur. Makau mendon që është i fundit nga raca e tij. Por, kur kupton që ekziston edhe një makau tjetër, femër, ai ikën nga kafazi i tij dhe niset për në Rio. Por, dashuria nuk vjen në shikim të parë. Femra ishte ndryshe. Ajo ishte e rritur ndryshe dhe e pavarur, jo si Makau, që ishte i butë dhe i qetë. Por, duke u shoqëruar se bashku dhe duke jetuar bashke për një kohë, ata mësojnë për miqësinë, për dashurinë dhe për trimërinë. Në rolet kryesore: Jesse Eisenberg, Anne Hathaway, George Lopez, Tracy Morgan, Jemaine Clement, ndërsa regjinë e këtij filmi e ka bërë Carlos Saldanha.