E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nikolic kalon 24 orë pa ushqim

Nga Express më 17 prill 2011 në ora 13:00

Partia e Progresit e Serbisë ka njoftuar sot në mëngjes se nga ora 7 e 30 minuta kanë kaluar saktësisht 24 orë nga momenti kur udhëheqësi i kësaj partie, Tomislav Nikolic, nuk pranon të ushqehet dhe as të pijë ujë.

Greva e Nikolicit ka të bëjë me kërkesën e partisë së tij që të shpallet data për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, ndërsa kërkesa deri më tash është hedhur poshtë nga pushtetarët serbë.

Siç thuhet në komunikatën e partisë më të madhe opozitare serbe, progresistët i kanë bërë thirrje Presidentit të Serbisë, Boris Tadic dhe Partisë Demokratike në pushtet që të marrin vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme, sepse sipas kësaj partie, ato nuk do të ishin zgjedhje të zakonshme, por zgjedhje për shpëtim të Serbisë.

Në të njëjtën kohë, Partia e Nikolicit e paralajmëron qeverinë se ajo do të mbajë përgjegjësi të plotë për të gjitha ndodhitë politike që do t’i ndodhin Serbisë gjatë ditëve, javëve dhe muajve në vijim, përderisa siç thonë progresistët serbë, kundërshtohet dëshira e shumicës së qytetarëve të Serbisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›