E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shumë skuadra ndjekin Canën

Përveç Lazios, për Lorik Canën interesim kanë shprehur edhe disa skuadra nga Premierliga dhe Bundesliga. Sipas menaxherit mesfushorit kosovar, Ceylan Çaliskan, interesim për 27 vjeçarin kanë zgjuar edhe Tottenham Hotspur, Everton, Fulham, Schalke 04, Hamburg dhe Stuttgart. Nga Express më 17 prill 2011 në ora 12:32

Nuk është Lazio skuadra e vetme që dëshiron të përforcohet me Lorik Canën. Për mesfushorin kosovar të Galatasarayt interesim kanë shprehur edhe disa skuadra nga Premierliga angleze dhe Bundesliga gjermane. Kështu ka pohuar menaxheri i reprezentuesit të Shqipërisë, Ceylan Çaliskan.

Mediat turke e kanë cituar menaxherin e 27-vjeçarit të ketë thënë se skuadrat angleze, Tottenham Hotspur, Everton e Fulham dhe ato gjermane Schalke 04, Hamburg e Stuttgart kanë shprehur interesim për klientin e tij.

“Është e vërtetë që Lazio kërkon ta blejë Canën, por drejtuesit e kësaj skuadre duhet të bëjnë përpjekje të mëdha për ta realizuar këtë transferim”, ka thënë Çaliskan.

Ai ka treguar se Cana dëshiron të mbetet në Galatasaray, por drejtuesit e klubit turk ende nuk kanë vendosur për ta mbajtur atë në ekip, apo për t’i shqyrtuar ofertat e skuadrave të tjera.

“Cana ka lënë përshtypje të mira në Premierligë dhe Tottenham, Everton e Fulham janë të interesuara për të, por vetë Cana do të vendosë për të mbetur në Galatasaray, apo për të ndërruar mjedis. Po ashtu, Schalke 04, Hamburg e Stuttgart janë të gatshme të bëjnë oferta në Galatasaray për Canën”, ka përfunduar ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›