Kirgizstani i shet kompaninë e gazit Gazpromit rus

Kirgizstani është e gatshme t`i shesë 75 për qind të kompanisë së saj të gazit "Gazpromit" rus. Agjencitë e lajmeve thonë se marrëveshja është arritur në një takim të kryeministrit rus, Vladimir Putin, dhe Almazbek Atambaev, që është zhvilluar jashtë Moskës.
E përditshmja ruse “Komersant” shkruan se autoritetet e Kirgistanit po kërkojnë urgjentisht ndihmë ekonomike, në përpjekje për të shmangur trazirat sociale para zgjedhjeve të këtij viti.
Kirgizstani po bën përgatitjet për zgjedhjet presidenciale në tetor, që shihen si pjesë e tranzicionit politik pas përmbysjes së ish-presidentit Kurmanbek Bakiev, në trazirat e vitit të kaluar.