Kirgiztan, Bakayev kërkon ndërhyrjen e OKB-së
Presidenti i larguar me grusht shteti i Kirghizistanit, Kurmanbek Bakiyev i ka kërkuar OKB-së ndërhyrjen e vëzhguesve paqeruajtës në Kirghizistan. Bakiyev, pasi u detyrua të largohej nga kryeqyteti Bishkek, ka biseduar me gazetarët nga një qytet në jug të vendit.
Ai i ka bërë thirrje OKB-në të ngrejë një komision të pavarur për të gjykuar ngjarjet e 7 prillit kur të paktën 81 persona u vranë gjatë përleshjeve mes manifestuesve dhe forcave të rendit. Ndërkaq pas rrëzimit të presidentit autoritar të Kirgizitanit, Kurmanbek Bakijev, nga posti i ambasadorit në Gjermani është tërhequr vëllai i tij Marat Bakijev. Qeveria kalimtare në Bishkek u ka marrë kompetencat diplomatëve të deritanishëm, njoftojnë mediat e Kirgiztanit. Marat Bakijev ishte ambasador në Berlin prej vitit 2005. Vëllai i tij i rrëzuar të mërkurën nga posti i presidentit i kishte vendosur në shumë poste të rëndësishme anëtarët e familjes. Ai ka refuzuar deri tani dorëheqjen, por ka shprehur gatishmëri për negociata me përfaqësuesit e udhëheqësisë së re. Shefja e qeverisë kalimtare Rosa Otunbajeva, ka paralajmëruar se Bakijev do të arrestohet dhe do të nxirret para gjyqit, por kundër tij nuk do të ndërmeren masa dhune.