Kirill zgjidhet në krye të Patriarkanës ruse
Moskë - Pas ndarjes nga jeta të Metropolitit të Kishës Ortodokse ruse në dhjetor të vitit të kaluar, Aleks 2, Kirill do të jetë drejtuesi i ri i ortodoksisë në këtë vend. Ai ka mbledhur plot 508 vota nga 700 votues që i përkisnin administratës së kishës dhe shoqerise civile. Në këtë mënyrë, ai është zgjedhur në krye të Patriarkanës ruse. 62 vjeçari rus do të marrë detyrën zyrtarsisht pas meshës që do të organizohet të dielën.