Shijak, Topi: FRD shtëpia e vërtetë e së djathtës
SHIJAK- Fryma e Re Demokratike në prag të zgjedhjeve të 23 qershorit zhvilloi një tubim në Shijak. Në fjalën ë tij para mbështetësve të FRD-së kyretari Topi theksoi vlerësimin e veçantë që kishte për ekipin e kandidatëve që përfaqësojnë denjësisht qarkun ë Durrësit me lidhje të ngushta me proçeset demokratike në vend.“Kam kënaqësinë të flaës para jush për një projekt të ri politik i cili do ta bëjë Frymën e Re Demokratike një forcë politikë jo vetëm vendimarrëse por dhe të domosdoshme për qeverinë e parlamentin e ardhshëm.”tha z.Topi.
Kryetari i FRD-së bëri një krahasim mes këtyre zgjedhjeve dhe atyre të 2005-s kur, ndjehej nevoja jetike për të rrëzuar pushtetin e
korruptuar të Fatos Nanos: “Për fatin tonë të keq , pas 8 vite kemi akoma të njëjtin problem, kemi të njëjtin korrupsion, siç e thekson edhe Freedom House në raportin e saj. Ky raport dhe të tjerë na thonë haptazi se treguesit e demokracisë në vend janë përkeqësuar.”
Z. Topi vazhdoi duke thënë se, ndër të gjitha problemet në vend, standartet e demokracisë janë më shqetësueset : “Ky i fundit përdoret në
foltore nga politikanët demagogë me arsyen e vetme për të ruajtur pushtetin. Cdokush nga ju mund të konstatojë në çfarë niveli është
katandisur e djathta e cila del për të mbledhur vota për ish deputetët socialistë”. Ai u bëri thirrje qytetarëve që së bashku të luftojnë që demokracia të mos lidhet me fatet dhe emocionet e një grupi politikanësh. “Ju ftoj të bëheni pjesë e FRD-së, shtëpia e vërtetë e së
djathtës shqiptare, kësaj partie që do të ketë një rrugëtim shumë të gjatë në politikën shqiptare. Bëhuni pjesë ë jona duke votuar nr 66.” apeloi z.Topi
Ndërkaq sekretari i përgjithshëm i FRD-së, njëkohësisht kryesuesi i listës së kandidatëve qarku Durrës, Gazmend Oketa, tha se pak ditë na
ndajnë nga data 23 e cila do na japë mundësinë të hapim një kapitull të ri për shoqërinë shqipëtare që vuan peshën e rëndë të tranzicionit të
pafund.Ai ftoi qytetarët të votojnë nr 66 për të bërë realitet këtë aspiratë të shqiptarëve.
(m.a/BalkanWeb)