Greqi arrestohet nje rrjet i madh trafikantesh droge mes tyre 5 shqiptare

Policia greke njoftoi se ka asgjesuar një rrjet ndërkombëtar të trafikut të drogës, sipas saj, një nga më të mëdhenjtë që kanë vepruar në vend.
Pas një operacioni të koordinuar, në disa zona të vendit, ku kanë marrë pjesë rreth 60 trupa policie, janë arrestuar 25 persona.
Sipas policisë, veprimtarinë e organizatës e drejtonin 5 persona, 3 prej të cilëve janë identifikuar.
Policia ka sekuestruar me cilësinë e provave sasira droge dhe parash cash, automjete, madje dhe disa fidanë kanabisi.
Pranë organeve gjyqësore janë dorëzuar dosjet penale për 60 persona, 50 prej të cilëave janë grekë, pesë shqiptarë, 4 bullgarë dhe një hungarez. 13 prej të proceduarve aktualisht vuajnë dënime në burgjet greke, ku është shpërndarë një pjesë e drogës.
Pas hetimeve që vazhdojnë, policia vlerëson se organizata kriminale kishte trafikuar të paktën 18 kg kanabis, dhe se fitimi nga ky trafikim ishte më shumë se 2 milionë euro.
Një pjesë e këtyre parave është dërguar jashtë Greqisë, në Shqipëri (Tiranë e Sarandë), në Bullgari, Serbi, Itali, Britani e Madhe, Rusi, Turqi.