E Diel, 1 Nëntor 2026

Kisha Ortodokse: Të respektohen vendet e shenjta, nuk janë hapësira konflikti e përplasjeje

TIRANË, 19 tetor/ATSH/ Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë reagoi sot pas përplasjes së forcave të Policisë dhe protestuesve në oborrin e Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë.

Në një reagim Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë shprehu shqetësimin pas shikimit të pamjeve të ngjarjes dhe bën thirrje të respektohen vendet e saj të shenjta.

“Vendet e shenjta asnjëherë nuk janë hapësira konflikti e përplasjeje dhe nuk i pranojnë ato. Katedralja “Ngjallja e Krishtit” është vend i shenjtë lutjeje, vend ku kryhen shërbesat e shenjta dhe ku predikohet kultura e paqes”, thekson Kisha Ortodokse Autoqefale.

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë bën edhe një herë thirrje për distancim nga dhuna dhe gjetjen e hapësirës së dialogut.

/k.s/r.e/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›