QKUK: Ne trajtojmë dhe transportojmë vetëm pacientë, mos bini pre e faqeve false në rrjetet sociale

TIRANË, 19 tetor/ATSH/ Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore u bëri apel qytetarëve të mos bien pre e manipulimeve nga faqet false në rrjetet sociale.
Në një postim në rrjetet sociale QKUK ka ndarë foton e një ambulance, ku sipas faqeve false në rrjetet sociale thuhet se kjo ambulancë transporton civilë dhe i zbret tek parku “Rinia”.
QKUK sqaron se kjo targë i përket Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore.
“Nuk është e vërtetë, çfarë shkruajnë. Ne trajtojmë dhe transportojmë vetëm pacientë.
Lutemi mos u mashtroni nga këto rrjete”, thekson QKUK.
/k.s/r.e/