Kisha katolike del me deklarate per zgjedhjet e 8 majit
Tirane 15 prill 2011 NOA 8211 Kisha katolike del me nje Qarkore per zgjedhjet vendore te 8 majit e firmosur prej anetareve te Konferences Ipeshkvore te Shqiperise. Katoliket shqiptare bejne thirrje qe te marrin pjese ne votime duke e lidhur me argumentet perkatese fetare.
Me poshte vijon qarkorja e plote nga Ipeshkevinjte e Kishes Katolike te Shqiperise
Me 8 maj qytetaret e Republikes se Shqiperise jane te thirrur per te votuar ne zgjedhjet vendore. Avantazhi me i madh i nje shoqerie demokratike eshte fakti se zerat dhe deshirat e qytetareve mund te shprehen vecanerisht ne votime. Atehere demokracia u garanton qytetareve mundesine jo vetem per te zgjedhur ata qe do te qeverisin por edhe sikurse ka thene Papa Gjon Pali II 8230per te kontrolluar qeveritaret e vet ashtu edhe per ti zevendesuar ata ne menyre paqesore ku kjo rezulton e arsyeshme. Gjithashtu ne doktrinen e saj shoqerore Kisha Katolike shpeshhere u ka kujtuar qytetareve se votimi nuk eshte vetem nje e drejte por edhe nje detyre ne dobi te se mires se perbashket.
Ne nje nga dokumentet me te rendesishme te Koncilit II te Vatikanit lexojme Kisha mendon se eshte veper e lavdishme dhe e nderueshme kur njerezit kushtohen per te miren e shtetit dhe marrin mbi veti barren e pergjegjesise duke u sherbyer njerezve GS 57. Prandaj na duhet te shprehim vleresimin dhe mirenjohjen tone ndaj atyre qe me drejtesi dhe pasterti angazhohen ne politike duke pasur parasysh te miren e popullit qe i ka zgjedhur per ti udhehequr.
Duke ju kujtuar detyren tuaj si qytetare ju ftojme te tregoheni te matur gjate fushates duke shmangur cdo akt dhune dhe te perdorni mire voten tuaj per te miren e perbashket.
Gjithashtu qysh tani u drejtohemi atyre qe do te zgjidhen si kryetare bashkishe apo komunash dhe u bejme thirrje qe
- te luftojne cdo lloj korrupsioni. Mos te harrojne kurre se pozita e tyre i ka vendosur si model drejtesie dhe transparence. Viktimat e pare te nje sistemi te korruptuar jane personat me te brishte dhe te pambrojtur
- te afrojne dhe te ndihmojne me shume te varferit te menjanuarit te lenet pas dore te papunet duke i promovuar drejt nje jete me te denje. Mos te harrojne se cdo njeri i krijuar ne perngjasimin e Hyjit ka nje dinjitet te pazevendesueshem.
Ju urojme perzemersisht Pashket kjo feste na sjellte sivjet nje shprese te re qe te ndricuar nga drita e Krishtit fitimtar mbi vdekjen te mund te ndertojme se bashku qyteterimin e paqes dhe te vellazerise.
Lajme te ngjashmeNuk ka lajme te ngjashme