Kjo po që është një tjetër marrëdhënie speciale (FOTO)
Çfarë po ndodh mes Hillari Klinton dhe Sekretarit të Jashtëm Britanik?
Fillimisht ajo pranoi se i pëlqente Dejvid Miliband dhe fotot tregonin të dy duke flirtuar me njëri- tjetrin, çka i bëri marrëdhëniet speciale SHBA- Britani, shumë më të ngushta.
Por tani ajo duket se ka të njëjtin nivel vlerësimi për Sekretarin aktual, Uilliam Hejg.
Gjatë takimit të NATO-s, ata u përqafuan ngrohtësisht si miq të vjetër.
Marrëdhëniet e Klinton me paraardhësin e Hejg ishin diskutuar shumë në media. Madje Klinton e pranoi në një intervistë se Dejvid Miliband ishte shumë tërheqës, drithërues e shumë i zgjuar.



