Kisha ortodokse serbe emëron Radovic në krye të kishës në Kosovë
BEOGARD- Kisha Ortodokse Serbe nuk ndryshon qëndrim sa i përket Kosovës duke vendosur në krye të kishës serbe në Kosovë , Amfollihije Radoviç, i njohur si një ndër kundërshtarët e prerë të pavarësisë së Kosovës.
Kisha tha se udhëheqësi i ri shpirtëror për serbët e Kosvoës do të jetë peshkopi Amfilohije Radovic, i njohur për pikëpamjet e tij nacionaliste dhe besimin konservativ.
Emërimi i të enjtes sinjalizon se kisha serbe mbetet statike në qëndrimin e saj kundër pavarësisë së Kosovës, e cila u shpall në shkurt të 2010, thotë AP
Radovic do ulet në postin e peshkopit Artemije i cili pak muaj më parë u shkarkua për abuzime me fondet e kishës.
Kisha serbe e konsideron Kosovën si djepin e themelimit të saj. Qindra manastire serbe, disa prej të cilave datojnë epokën e mesjetës, janë të vendosura atje.
Në nëntor të 2008 Amfollihije Radoviç me detyrën e metropolitit të kishës orto-dokse serbe në Mal të Zi, Amfollihije Radoviç, vizitoi zonën e Vrakës, duke kërkuar ndërtimin e varreve për të vrarët serb. Vizita e Amfillohije vijoi ne Bardhaj, rreze Liqenit te Shtodrit, ku sipas tij ndodhen të groposur trupat e rreth 10.000 ushtarëve serbe të rënë gjatë viteve 1912-1914
(s.g/BalkanWeb)