E Shtunë, 31 Tetor 2026

Goditi policin e lagjes, arrestohet

Fier

Një 51-vjeçar në gjendje të dehur ka goditur inspektorin e lagjes dhe për pasojë është vënë në prangat e policisë. Ngjarja ka ndodhur mesnatën e së mërkurës, kur Osman Xhafa, banor i lagjes “15 tetori” në Fier është përballur me inspektorin e policisë, Zeqir Berisha. I dehur, Xhafa ka fyer policin dhe më pas e ka goditur atë me grushte dhe shqelma. Kolegët e policit të dhunuar kanë shkuar në vendngjarje, por edhe ata janë fyer e kundërshtuar me forcë nga i dehuri që është arrestuar. Nga hetimet e para rezultoi se mes të arrestuarit dhe policit kishte pasur përplasje edhe më parë.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›