Elbasan, rrahën dhe plagosën një shtetas, në kërkim autorët
Policia e qarkut të Elbasanit me anë të operacionit të koduar "plagët e vjetra", ka bërë të mundur identifikimin dhe zbulimin e autorëve të plagosjes së një shtetasi në vitin 2008. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2008 në vendin e quajtur 'Kryqëzimi i Prrenjasit", në hyrje të qytetit Librazhd, ku është plagosur me mjete të forta, shtetasi Ramazan Murrashi, lindur dhe banues në Librazhd,i cili pas disa ditësh si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen në spitalin e Elbasanit.
Sipas informacioneve të policisë si pasojë e një pune intensive, disa mujore, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e rrethit Gjyqesor Elbasan, nëpërmjet përdorimit edhe të metodave speciale të hetimit është bërë e mundur identifikimi dhe zbulimi i autorëve të kësaj ngjarjeje. Kështu janë shpallur në kërkim shtetasit Nevit Dashballa, nga Librazhi dhe Besim Duka, lindur dhe banues ne fshatin Dardhe të rrethit Librazhd.
Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Elbasan për veprime të metejshme për veprat penale "Plagosje së rëndë me dashje të kryer në bashkëpunim.