E Diel, 1 Nëntor 2026

Kisha serbe nuk beson tek policia e Kosovës

Peshkopi Teodosije i është përgjigjur një telegrami të komandantit të KFOR-it, Markus Bentler, duke theksuar se përvojat me Policinë e Kosovës nuk janë të mira, pasi sipas tij, në vitin 2004 ajo nuk ka arritur të pengojë shkatërrimin e kulteve serbe.

"Pa dashur që padrejtësisht të përgjithësojmë, konsiderojmë se ata nuk kanë mundësi që në mënyrë adekuate të mbrojnë objektet tona në rast të sulmit apo trazirave dhe të kundërshtojnë bashkëkombësit e tyre", thotë Teodosije, duke shtuar se prania ndërkombëtare është e domosdoshme dhe e pazëvendësueshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›