Kuçi: Qeveria e vendosur për luftën ndaj korrupsionit
Kuçi e njohu Xhohnsonin me arritjet e qeverisë së Kosvës në sundimin ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, etj.
“Ne kemi një partner të duhur siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës në ngritjen e kapaciteteve tona për sundimin e rendit dhe ligjit. Qeveria e Kosovës ka prezantuar garancitë e plota për reforma në fushën e rendit dhe ligjit, në fushën e gjyqësisë, në ndërtimin e infrastrukturës ligjore, po ashtu duke përfshirë edhe procesin e riemërimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve duke i dhënë mbështetje që ky proces të përfundoj sa më shpejt, mundësisht brenda këtij viti”, theksoi zëvendëskryeministri Kuçi.
Kuçi ka shprehur besimin në sistemin e drejtësisë, profesionalizimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe policisë së Kosovës, ndërsa ka premtuar bashkëpunim rajonal edhe me vendet e rajonit për luftimin e dukurive negative që mund të jenë tej kufitare.
“Qeveria e Kosovës ka vullnet, gatishmëri dhe guxim në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe dukurive të tjera negative, dhe për këtë edhe do ta kemi rolin prijës si dhe bashkëpunimin me EULEX-in dhe me një mbështetje të miqve ndërkombëtarë do të jemi të suksesshëm në këtë drejtim”, theksoi mes tjerash Kuçi.
Ndërkohë, Xhohnson theksoi se Amerika është e përkushtuar për shtetin e pavarur të Kosovës dhe për krijimin e një ambienti të qetë për të gjitha komunitetet që jetojnë në këtë vend. “Amerika është e angazhuar që të ndihmoj Kosovën për të përmirësuar kushtet e të gjithë qytetarëve të saj, sepse ky është interesi ynë”, tha Xhohnson.