E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasësi i Triumf Rizës dënohet me 50 vite burg

Vrasësi Arben Berisha ka marrë dënimin më të lartë të mundshëm, dyzet vjet heqje lirie, ndërsa për dhënien e ndihmës në kryerjen e veprës penale, Fitim Avdiu është dënuar me dhjetë vjet burgim.

Personi i tretë që është dënuar për vrasjen e Rizës është Agron Berisha, i cili është dënuar me gjobë në vlerë prej dhjetë mijë eurosh.

Pavarësisht nga dënimi i shqiptuar të premten, urdhëruesit e kësaj vepre, që është bërë në vitin 2008, Enver Sekiraça dhe Ilir e Rrahim Abdullahu, vazhdojnë të qëndrojnë në arrati. Palët e dënuara kanë paralajmëruar ankesë ndaj vendimit të gjyqtarit Mejdi Dehari.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›