Kisha sfidon shtetin! Ortodoksët, Krishtlindje dhe regjistrim fetar
Tiranë- Kisha Ortodokse ka kremtuar sot në mëngjës me mesha të shenjta ditën e Krishtlindjes. Mijera besimtarë u janë drejtuar kishave në orën gjashtë të mëngjesit, në Tiranë dhe qytete të tjera ku, jetojnë besimtarë ortodoksë.
Në Tiranë mesha u mbajt për herë të parë në kishën e re ortodokse pranë Ministrisë së Mbrojtjes dhe u drejtua nga kryepeshkopi Anastas.
Por bashkë me mbajtjen e meshave, ortodoksët kanë shpallur edhe censusin e tyre për të regjistruar popullsinë që i përket besimit ortodoks. Në hyrje të kishave ishte vendosur një formular që besimtarët duhej ta plotësonin.
Formulari kërkonte emrin, mbiemrin, adresën dhe elemenetë te tjerë kontakti. Gjithashtu formulari kërkonte të deklarohej se cilit besim i përket dhe nëse ishte regjistruar me parë nga regjustruesit e censusit zyrtar dhe a ishte bërë pyetja se cili është besimi juaj fetar.
Mesha e mbajtur nga Janullatos
Në këtë mënyrë kisha kërkon të zbulojë nëse janë pyetur apo jo të gjithë shqiptarët gjatë censusit zyrtar për besimin fetar dhe a janë regjistruar të gjithë apo jo.
Mesha e ortodoksëve
Sipas censusit zyrtar, rezultoi se në Shqipëri jetojnë 57, 12 % janë deklaruar si myslimanë, 10,11 katolikë ndërsa 6,8 ortodoks. Ateistë janë deklaruar 2,52 %, bektashianë 2,11 % ndërsa evangjelistë 0,11 %.
Mesha në kishën e re ortodokse
Kisha ortodokse e kundërshtoi këtë rezultat duke thënë se ortodoksët janë më të shumtë në numër, por qëllimisht qeveria nuk i ka regjistruar për ta kaluar në minorancë si komunitet fetar.
Besimtarë ortodoksë
Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook
Ndani me ne komentet tuaja: