E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbuloi se e ëma kishte të dashur, i riu vret me thikë 44-vjeçarin në Kavajë

Kavajë- Si pasojë e një sherri të ndodhur në një lokal në Kavajë, ka humbur jetën një person, ndërsa janë plagosur tre të tjerë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ndërsa nga hetimet paraprake dyshohet se gjithçka ka ndodhur pas një grindjeje për një femër.

Ata kanë qëlluar njeri-tjertrin me armë të ftohta dhe për pasojë humbi jetën 44-vjeçari Artur Kollçaku, ndërsa kanë marrë plagë të rënda 20- vjeçari Elvis Kollçaku, 35- vjeçari Aldo Gryka dhe 35- vjeçari Sajmir Fikaj. 20-vjeçari Kollçaku, sipas mjekëve është në një gjendje të rëndë në spital, ndërsa dy të tjerët janë në gjendje të mirë.

Mësohet se gjithçka ka nisur mes Elvis Kollçakut dhe Artur Kollçakut. Ky i fundit kishte shkuar në një lokal tek ish-fabrika e qelqit ku dhe punonte si kamarier i riu. Por mes tyre ka pasur debate dhe më pas kanë dalë jashtë duke qëlluar njeri-tjetrin me thika. Në atë moment kanë ndërhurë edhe dy personat e tjerë të plagosur.

Sipas policisë gjithçka nisi pasi 20-vjeçari kishte mësuar se e ëma e tij kishte një lidhje jashtëmartesore me 44-vjeçarin, të cilin ai e qëlloi 10 herë me thikë.

/IDEA/

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook 

Ndani me ne komentet tuaja:

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›