E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shteti kundër Shqevit, agjentët ndjekin këmba-këmbës ish të përndjekurit (FOTO)

Tiranë – Policia tregoi vigjilencë maksimale ndaj ish të përndjekurit politik Perikli Shqevi, të cilin e arrestoi sapo theu arrestin shtëpiak, për të marrë pjesë në varrimin e një tjetër ish të përndjekuri, Shpëtim Karamuca, i cili për shkak të mungesës së banesës strehohej dhe vdiq pikërisht në shtëpinë e Shqevit.

Ky shkoi në ceremoninë e varrimit të Karamucës dhe policia e arrestoi menjëherë, duke e dërguar në qeli.

Në datën 25 Dhjetor, Shqevi doli sërish para gjykatës, e cila vlerësoi se veprimi i policisë kishte qenë i drejtë, dhe e dërgoi sërish në arrest shtëpie. Arrestimi i tij menjëherë sapo theu arrestin shtëpiak tregoi se policia e kishte atë nën kontroll, për të respektuar një vendim të gjykatës, që do të thotë se ishte i vëzhguar.

Në përfundin të seancës gjyqësore, e cila arsyetoi se arrestimi që i bëri policia ishte i ligjshëm dhe vendosi që Shqevi të dërgohet sërish në arrest shtëpie, një tjetër ish i përndjekur tha se prej ditësh ish protagonistët e grevës së urisë janë vënë nën përgjim. Skënder Tufa tregoi për dy civilë që qëndronin në një stol para gjykatës, sic i tregon edhe fotografia që publikohet këtu, në pritje të fundit të senancës. Tufa u tha gazetarëve se ata ndiqen hap pas hapi, u ruhen shtëpite dhe u përgjohen të gjitha lëvizjet, kudo ku shkojnë e medoqë takohen.

Tufa tha se nuk e di nëse ata janë agjentë të policisë kriminale apo agjentë të shërbimit sekret, por tha se kjo është e paprecedentë që shteti të vendosë përgjimin e vazhdueshem të njerëzve që nuk as në ndjekje penale e as të dyshuar për ndonjë krim.

Ndërsa policia ndjek dhe arreston menjëherë Shqevin që thyen arrestin shtëpiak, ndryshe ka ndodhur me të tjerët. Pas arrestimit të bujshëm, të gjithë të akuzuarit për tragjedinë e Gërdecit përfunduan, njëri pas tjetrit, në arrest shtëpie. Dhe cfarë ndodhi? Asnjëri nuk e respektoi arrestin shtëpiak. Të gjithë i shikonin publikisht nëpër restorantet e Tiranës të akuzuarit e medhenj për vrasjen e 28 njerëzve e plagosjen e qindra të tjerëve. E madje, në stinën e verës, të pandehurit e siguruar në arrest shtëpie vinin në sallën e gjyqit të nxirë nga plazhi. Përse nuk i ndaloi policia këta burra për thyerje të arrestit shtëpiak?

Në arrest shtëpie përfunduan edhe të akuzuarit kryesorë për vrasjet në demonstratën e 21 Janarit tek kryeministria. Por, edhe pse në arrest shtëpie, të gjithë e shikonin ish drejtuesit dhe efektivët e Gardës të ndiqnin rrjedhën e jetës si të gjithë qytetarët e tjerë që nuk kishin asnjë llogari të hapur më drejtësinë.

Të pandehurit e një prej çështjeve më të mëdha të kontrabandës së naftës, ishin gjithashtu në arrest shtëpie dhe publikisht shikoheshin të bridhnin të lire, e madje ta pinin kafenë edhe tek kafenetë përballë gjykatës, në ditën kur ndaj tyre bëhej gjyqi e ata nuk merrnin pjesë. Përse nuk i ndalonte policia ata?

Me shumë bujë u arrestua një i superkërkuar nga drejtësia italiane dhe ai u la në arrest shtëpie, derisa gjykata të shqyrtonte ekstradimin e tij. Asnjë dite nuk qëndroi në shtëpi, por vazhdoi duke pirë edhe kafenë me miqtë e tij policë. Në arrest shtëpie e caktoi Gjykata e Apelit edhe një shtetas turk, trafikant ndërkombëtar droge, që kërkohej nga drejtësia gjermane, por e caktoi në një shtëpi pa adresë fare dhe ai u arratis sapo la sallën e gjyqit.

Të gjithë përfaqësuesit potentë të botës së krimit, arrestin shtëpiak e kanë të barabartë me shpalljen e lirisë, pasi asnjëherë nuk e respektojnë.

Policia në ndjekje të Perikli Shqevit

Shqevi në seancë gjyqësore

/IDEA/

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook 

Ndani me ne komentet tuaja:

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›