E Diel, 1 Nëntor 2026

Kishin mbetur të bllokuar te “Shpella e Pëllumbasit”, policia u vjen në ndihmë turistëve çekë

Oficerët e policisë së komisariatit numër 1 në Tiranë ju kanë shkuar në ndihmë katër turistëve çekë të cilët kishin mbetur të bllokuar në vendin e njohur si “Shpella e Pëllumbasit”.

4 turist çek, ishin bllokuar, gjatë eksplorimit në natyrë, pas disa orësh kërkime, kanë bërë të mundur gjetjen dhe shpëtimin e 4 turistëve të huaj, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 u vijnë në ndihmë 4 turistëve çek të cilët mbetën të bllokuar gjatë eksplorimit të natyrës, në vendin e quajtur “Shpella e Pëllumbasit”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas marrjes së njoftimit se në vendin e quajtur “Shpella e Pëllumbasit”, 4 turist çek, ishin bllokuar, gjatë eksplorimit në natyrë, pas disa orësh kërkime, kanë bërë të mundur gjetjen dhe shpëtimin e 4 turistëve të huaj, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore.      

Turistët çek kanë falenderuar shërbimet e Policisë, për ndihmën  dhe profesionalizimin e treguar.

Policia e Tiranës fton qytetarët dhe turistët që për çdo rast nevoje për ndihmë, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112 duke iu garantuar reagim të mënjëhershëm.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›