E Diel, 1 Nëntor 2026

Detaje nga aksidenti në rrugën e Arbrit/ Makinat përplasen kokë më kokë, të plagosurit jashtë rrezikut për jetën

Dy automjete u përplasën kokë më kokë pasditen e sotme në tunelin e Murrizit.

Një automjet që po vinte në drejtim të Tiranës doli në korsinë e kundërt duke u përplasur me një tjetër automjet që lëvizte në drejtim të Qarkut Dibër.

Nga përplasja, janë plagosur tre persona të cilët u transportuan me urgjencë drejt spitalit të Traumës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor mbërriti në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Ndërkohë në të dy anët e tunelit u krijuan radhë kilometrike automjetesh të cilat qëndruan pa lëvizur për më shumë se një orë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›