Kishte dalë për peshkim, mbytet 61-vjeçari në Ksamil

Një peshkatar është mbytur në zonën e Ksamilit. Trupi i pajetë i 61-vjeçarit M. Z., u gjet rreth orës 11:00, përballë 3 Ishujve.
Nga hetimet paraprake në vendngjarje 61-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e mbytjes, pasi kishte dalë për peshkim.
Shërbimet e Policisë kanë gjetur edhe mjetin lundrues me të cilin ai dyshohet se kishte dalë në det.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/rtsh.al/