E Diel, 1 Nëntor 2026

Projekti “Smart City”, mbi 5 mijë kamera, qytetarët e nxënësit prioritet, jo shkelje privatësie

Nga 1 janari deri në fundkorrik, vendi u trondit nga 20 ngjarje kriminale. Ekzekutime për larje hesapesh, krime brenda familjes deri te vrasjet për konflikte të çastit u regjistruan në disa qytete.

Për të monitoruar gjithçka çfarë ndodh në territor, përfshi ngjarjet kriminale ashtu edhe ngjarjet rrugore, autoritetet ligjzbatuese nisën projektin Smart City.

 “Ky do të jetë një projekt i ndarë në dy faza. Në fazën e parë parashikohet ngritja e komandës qendrore të Smart City dhe vendosja e integrimit të kamerave ekzistuese në 20 shkolla të Tiranës me sistemin qendror të Smart City. Më pas, faza e dytë do të shtrihet në 12 drejtoritë vendore të Policisë së Shtetit, në 24 bashki dhe në 28 pika kufitare, duke e zgjeruar kështu mbulimin e sistemit dhe duke e bërë atë funksional në nivel kombëtar.

Fokus janë edhe shkollat, pasi nga janari deri në fundkorrik, janë regjistruar disa konflikte mes të miturve, ku ka pasur disa të plagosur.

“Faza e parë është e pilotuar në Tiranë dhe në Kamëz. Janë identifikuar 20 shkollat e para të cilat do të rrisin në mënyrë të rëndësishme sigurinë publike në ambientet e përbashkëta që kanë shkollat. Kamerat janë të vendosura vetëm në korridoret apo ambientet e përbashkëta që kanë nxënësit gjatë zhvillimit të shkollës. Tashmë do të ketë edhe kamera të vendosura në perimetrin e sigurisë të këtyre shkollave.”

Projekti Smart City është investim teknologjik në sigurisë publike, i cili synon instalimin e një sistemi të integruar kamerash inteligjente në qytete, shkolla, rrugë dhe mjedise të tjera publike.

Projekti rrit standardet e monitorimit dhe menaxhimit të territorit, duke integruar inteligjencën artificiale, kamerat inteligjente dhe sensorët e avancuar për zbulimin e të shtënave me armë zjarri, parandalimit dhe goditjes së krimit.

Sistemi bazohet në tri komponentë të integruar: burimet e informacionit të shpërndara në territor, platformën e centralizuar të komandës dhe kontrollit, si dhe inteligjencën artificiale që analizon në kohë reale të dhënat e mbledhura.

Në total do të instalohen më shumë se 5 mijë kamera.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›