E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kishte vrarë në vitin 1998, arrestohet në Itali

Një i dënuar për vrasje nga Gjykata e Durrësit është kapur në Itali nga një aksion i policisë së Romës. Mediat italiane njoftojnë se është arrestuar një i kërkuar që prej vitit 2007 me inicialet GN, 38 vjeç, i cili qëndronte në Itali me një emër të rremë.

Ai është dënuar nga Gjykata e Durrësit për një vrasje të kryer në tetor të vitit 1998, pas një përleshje me armë në një bar në qytetin e Durrësit.

Për kapjen e këtij shtetasi ka patur një bashkëpunim të Interpolit italian dhe policisë shqiptare.

38- vjeçari po qëndron në burgun e Regina Coeli në dispozicion të Gjykatës së Apelit në Romë në pritje të ekstradimit për në Shqipëri ku edhe do të kryej dënimin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›