E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, plagoset me armë 23- vjeçarja, jashtë rrezikut për jetën

Një 23- vjeçare e identifikuar me inicialet G.S është plagosur me pistoletë në rrugën Rinia në Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtës, ndërsa mësohet se e plagosura është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka identifikuar autorin, ndërsa ka nisur punën për kapjen e tij.

23- vjeçarja e plagosur punonte si kamariere në një lokal në qytetin e Elbasanit, ndërsa nuk ka të dhëna lidhur me shkaqet që kanë çuar në këtë konflikt.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›