E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kitaristi Çeku performon në Prizren

Petrit Çeku ka lindur me 1985 ne Prizren. Pas studimeve muzikore ne Prizren dhe Zagreb, fiton çmimin e pare ne garat pankroate ne Dubrovnik me 2003.

Vitet e ardhshme fiton një dyzinë çmimesh prestigjioze ndërkombëtare, përfshi shpërblimet Anna Amalia ne Weimar, Emilio Pujol Guitar Competition ne Itali dhe Andrés Segovia ne Velbert si dhe garen Pittaluga ne Alessandria, qe e konfirmon Petritin si kitarist me kualitete dhe renome botërore. Momentalisht eshte duke studiuar ne konservatoriumin e famshëm Peabody ne SHBA.

Koncerti në Prizren mbahet në kuadër të një festivali mujor të quajtur SURF, që ka për qëllim sjelljen e yjeve europiane të kulturës dhe artit urban në Kosovë. Si pjesë e festivalit është edhe koncerti i madh i grupit anglez Morcheeba, më 11 gusht.

Koncertit i Çekut fillon në ora, ndërsa pritet program me veprat e Johann Sebastian Bach, Manuel Ponce, Joaquín Rodrigo, Agustín Barrios, Leo Brouëer, etj. Sponsoret e koncertit janë IPKO Prepaid Visa International, Smirnoff, HD, International Airport Prishtina, Embassy of Kingdom of Norëay, Zyra e Kryeministrit te Republikes se Kosoves, Heartefakt Fund, ndrësa festivali mbahet edhe me përkrahjen e Kryetarit te Prizrenit Ramadan Muja dhe Kryetarit te Prishtines Isa Mustafa.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›