Ku është teatri?
Nëse gjatë këtyre ditëve të nxehta të verës do të donim të gjenim flladin veror në teatër, nuk mund ta bëjmë; nëse do të donim të shihnim ndonjë shfaqje, nuk mund ta bëjmë – sepse nuk do të ketë shfaqje, teatri nuk do të ketë program të tijin deri me datën 1 shtator dhe nuk ka pasur ndonjë shfaqje që nga data 1 korrik. Pse nuk ka shfaqje gjatë verës, edhe pse interesimi nuk mungon, përgjigjet Burbuqe Berisha, drejtoreshë e TKK-së. Sipas saj, ky problem ka qenë traditë shumëvjeçare, mirëpo ajo ankohet për një fakt tjetër.
“Ne nuk kemi pasur asnjë kërkesë që të ketë aktivitete në teatër. Këtë vit jemi duke u munduar që të paktën në muajin gusht të kemi rreth katër projekte që mund të shfaqen në teatër për mysafiret që vijnë nga vende tjera”, u shpreh Berisha.
Derisa Berisha thotë që pritet që gjatë gushtit të vijnë katër projekte në TKK, drejtori artistik i TKK-së Jeton Neziraj, duket që nuk është në dijeni për këtë.
“Këtë verë nuk do të ketë shfaqje, deri në shtator, janë duke u bërë edhe punimet në teatër dhe nuk janë bërë ato planifikime”, u shpreh Neziraj.
Mirëpo, sipas tij, duhet të ndërrohet kjo traditë.
“Është krijuar një praktikë e keqe që teatri të mbyllet me 30 qershor, jo pa shumë të drejtë, kur në këtë periudhë shumica e publikut shkon në pushime, mirëpo megjithatë kjo praktikë duhet të ndërrohet, sepse nëse një pjesë e qytetarëve shkojnë në pushime është dhe një pjesë tjetër e cila kthehet dhe është e interesuar të përcjell ndonjë shfaqje”, tha Neziraj.
Sipas Berishës, edhe pse TKK tani për tani nuk ka ndonjë shfaqje në program, ka shfaqje të cilat vazhdojnë aktivitetin artistik jashtë vendit.
“Kryesisht jemi duke u marrë me përfaqësimet që i kemi jashtë vendit, me shfaqjen “Peer Gynt” jemi kthyer nga Festivali i Butrintit “Butrinti 2000”, ndërsa shfaqja vazhdon në festivalin “Vera e Ohrit”, tha Berisha.
Një qytetar, i cili jeton në Gjermani, Dardan Nura, ka ardhur në Kosovë, t’i kalojë pushimet me familje. Ai shprehet i pa kënaqur, për faktin se nuk mund të shoh ndonjë shfaqje në teatër.
“Doja të shihja një shfaqje, isha në teatër, por e kuptova që teatri nuk ka shfaqje gjatë verës, më çuditi ky fakt, derisa në çdo vend tjetër në botë është e kundërta, ka shfaqje gjatë verës madje edhe në teatrot private”, u shpreh Nura.
Berisha, vazhdon, se nuk ndalet së munduari që këtë verë të ketë diçka, për artdashësit. “Jemi në negociata për një spektakël, që ta sjellim nga Shqipëria, është duke u menduar edhe për një shfaqje tjetër, nga Shqipëria. por ende nuk ka asgjë definitive”, tha ajo.
Pavarësisht këmbënguljes së Berishës që të ketë aktivitete gjatë sezonit të verës ajo shprehet e pa kënaqur duke thënë që vera ngelet e vdekur në teatër “si zakonisht”.
“Nëse do të ketë kërkesa, për mërgatën ne do të jemi të hapur dhe do të kemi shfaqje, mirëpo asnjë kërkesë nuk është bërë. Në momentin kur do të ketë interesim punës nuk do ti themi jo, jemi të gatshëm, sidomos është një nder i madh nëse shfaqjet tona do të kenë mundësi ti shohin edhe pjesa tjetër e shoqërisë, jashtë vendit”, u shpreh Berisha.
Ndërsa drejtori artistik i teatrit, Jeton Neziraj shprehet, se vlen të mendohet për këtë fakt, që teatri të ketë shfaqje në programin e tij, edhe gjatë verës.
“Vitet e fundit nuk kemi qenë në gjendje të praktikojmë këtë lloj metode, edhe për faktin se një pjesë e publikut na ikën për pushime por mendoj që është një fakt për të cilin ja vlen të mendohet”, tha ai.