"Peer Gynt" premierë në Butrint

“Peer Gynt”, vepra e njohur e dramaturgut norvegjez Ibsen, nen regjine e Slobodan Unkovskit e pati premieren e saj ne festivalin nderkombetar te Butrintit naten e dyte. Teatri i Ibsenit shquhet per vertetesine e karaktereve dhe te detajit atistik duke ngjitur ne skene njeriun e zakonshem dhe duke e bere teatrin nje pasqyre te jetes reale.
"Peer Gynt eshte e kahmotshme, daton diku prej vitit '95 kur per here te pare kishim filluar te mendonim me regjisorin Unkovski per nje bashkepunim te mundshem. Ai deri atehere nuk kishte bere asnje shfaqje. Kuptohet qe deshira ime nuk ka qene aq e madhe ta realizoj Hamletin, sa ka qene e madhe deshira per te realizuar Peer Gynt", tha Bajrush Mjaku, aktor, producent.
Ky eshte prodhimi i pare mbareshqiptar, i cili eshte realizuar ne bashkepunim mes 3 teatrove atij te Shkupit, Prishtines dhe Tiranes. Ndersa aktori Mjaku thote se bashkepunime te ketij lloji duhet te kete me shpesh, ne menyre qe ti paraqitemi Europes si nje kulture teatrore shqiptare.
"Ne si teater shqiptar, botes teatrore ne Europe duhet ti prezantohemi si nje kulture teatrore shqiptare. Ne duhet definitivisht te punojme projekte te tilla, ku ne bashkepunime te ngushta mes tre teatrove, tre qendrave, sic eshte Tirana, Shkupi, Prishtina do te thosha qe cdo vit, nga nje projekt i tille te linde", vijon Mjaku.
Pjesa eshte pritur mire nga spektatori ndersa aktorja nga shqiperia Yllka Mujo nepermjet interpretimit, i ka dhene drames nje performance sa tradicionale aq dhe bashkekohore. "Peer Gynt”, u soll ne skene ne tri gjuhe, maqedonisht, shqip e anglisht.
Floreta Ligu