Mirëpritet në Kosovë
Nga Express më 27 qershor 2011 në ora 12:51
Këngëtari Flori Mumajesi gjithnjë e më shumë po merr famë në Kosovë. Kështu, javën që lamë pas, ai ka pasur një turne të ashtuquajtur koncerte nëpër “kafetë” e Kosovës.
Bashkë me të kanë qenë edhe një numër i madh i bashkëpunëtorëve dhe kolegëve të tij, siç ishte Andy DJ, ndërkaq në turne e ka shoqëruar edhe Fuga, ku edhe kanë kënduar njërin prej hiteve që kanë pasur me këtë këngëtar, “Making Of” si dhe bashkëpunëtorin e tij më të ngushtë, Mentor Hazirin nga grupi “Kthjellu”.
Ndryshe, Flori ka realizuar edhe dy këngë që ende pa hyrë vera janë bërë hite në Kosovë, këngën “TeQuilla Vava” dhe “Tallava”.