E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koncert për Sos Fshatin e fëmijëve

Nga Express më 27 qershor 2011 në ora 12:52

Sos Fshati i fëmijëve do të organizojë një mbrëmje muzikore me miqtë e fshatit të fëmijëve, me disa këngëtarë të njohur të skenës kosovare.

Me moton “Pak nga ju, vlen shumë për mua”, në skenë, në orët e vona të natës pritet të përformojnë këngëtarët dhe kompozitorët Ilir Bajri, Armend Xhaferri, Visar Kuçi, Genc Salihu, Shpat Deda, Nesim Maxhuni, Freelancers, Glasses.

“Të gjitha mjetet e grumbulluara shkojnë direkt për mirëqenien e fëmijëve të SOS Fshatrave të Fëmijëve në Kosovë”, thuhet në një komunikatë që e ka lëshuar ky Sos Fshat për mediat në Kosovë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›