Kjo po që është ndryshim dhe luftë e ndershme ndaj korrupsionit
Një ish-zëvendësministër i qeverive socialiste për disa vjet tanimë do të drejtojë Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale. Anastas Duro, ish -zëvendësministër i Drejtësisë gjatë vitit 2004- 2005, do të zërë vendin e lënë bosh pas shkarkimit nga kjo detyrë të ministrit Kosta Barka.
Ky ish-zëvendësministri i qeverisë së korruptuar Nano është paditur edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për abuzime në tenderë. Kjo është “koha për ndryshim” dhe “luftë kundër korrupsionit” për të cilat u votua mazhoranca e sotme?