E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një arrogant dhe populist nga ata më të ndryshkurit

Në emisionin “Opinion” në televizion, kryeministri Berisha duke folur për Gërdecin, mbrojti tezën e tij të mëparshme se ai nuk ka pasur asnjë dijeni në lidhje me Gërdecin dhe aktivitetet aty. Kryeministri nuk sqaroi qartë se pse nuk kishte dijeni në lidhje me një aktivitet civil. Berisha tha se kishte përgjegjës konkrete për këtë çështje, që nuk janë ushtarakë dhe që kanë marrë përgjegjësitë e tyre. Ai nuk e detajoi se kush ishin këta persona ose drejtues.

Gjithashtu Berisha nuk pranoi të kërkojë falje në lidhje me sulmin verbal ndaj deputetit socialist, Taulant Balla, të cilit i fyeu nënën dhe motrën dhe e kërcënoi me vdekje. Berisha tha se çdo provokatori do i përgjigjej ashtu. (!)

Ky njeri është një arrogant dhe populist nga ata më të ndryshkurit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›