Kjo rrugë do bashkojë zemrat
I nderuar miku im Sali Berisha ,
Të nderuar miq të mirë shqiptarë,
Të nderuar zonja dhe zotërinj
Ju përshëndes të gjithë në këtë takim shumë kuptimplotë, në këtë ceremoni inaugurimi. Uroj me gjithë zemër që kjo rrugë të jetë e mbarë për të gjithë popujt tanë. Dëshiroj të shpreh kënaqësinë time të veçantë që po marr pjesë në inaugurimin e rrugës Rrëshen-kallimadh e cila do ta lidhë Kosovën me portin e Durrësit. Por unë jam edhe më i emocionuar dhe më krenar se këtë rrugë së bashku me firmën Bechtel e ka ndërtuar edhe firma turke Enka. Përshëndes të gjithë ata që kontribuuan për ndërtimin e kësaj rruge, duke nisur nga arkitektët, inxhinierët dhe deri tek punëtorët më të thjeshtë.
Unë dëshiroj të falënderoj, të përshëndesë dhe të përgëzoj në praninë tuaj, mikun tim Sali Berisha ministrat shqiptarë, dhe të gjitha ata pë punuan për këtë vepër. Unë kam bindjen e plotë se kjo rrugë nuk do të bashkoje vetëm vendet, vetëm qytetet, por do të bashkojë zemrat tona, do të afrojë më shumë njerëzit me njeri-tjetrin. Unë besoj me gjithë zemër se kjo rrugë do të ndikojë së tepërmi për forcimin e mëtejshëm dhe zhvillimin e mëtejshëm e Kosovës, të cilën kemi nderin dhe kënaqësinë tani ta kemi pranë nesh, tani, si një shtet të pavarur.
I nderuar miku im Berisha, të nderuar zotërinj ministra, të nderuar njerëz të mirë të Shqipërisë, Ndoshta e dini se fjala Ballkan ka kuptim vargmale. Megjithëse midis vendeve tona ka male, ne mundëm që gjatë gjithë historisë të jemi afër me njëri-tjetrin, të realizojmë së bashku në vëllazëri të plotë, idealet tona, për një jetë më të mirë, gjithnjë së bashku. Ne i kapërcyem këto male dhe gjithmonë duke lënë mënjanë ndarjet fetare dhe etnike ne gjithmonë kemi qenë së bashku i kemi carë malet dhe jemi afruar me njeri-tjetrin . Dëshiroj të theksoj se ne në vendim tonë, të gjithë shtetasit turq, me origjinë ballkanike i shohim si persona që kanë pasuruar dhe zhvilluar vendin tonë. Të gjithë shtetasit tanë turq me origjinë shqiptare, kosovare, boshnjake, ne i konsiderojmë si pjesë tonën, pa asnjë dallim. Ne në të njëjtën kohë shtetasit tanë turq që punojnë, në Kosovë, Shqipëri i shikojmë si një urë lidhëse që fuqizon akoma më shumë në miqësinë mes vendeve tona.
Të nderuar miq!
E them me sinqeritet se gëzimi i Shqipërisë është gëzim edhe për ne, gëzimi për Kosovën është gëzim edhe për ne. Turqia është vendi që do të ndjeje kënaqësinë më të madhe nga zhvillimi i mëtejshëm Shqipërisë dhe Kosovës , si vende të fuqishme, të lira, demokratike. Kjo rrugë është tepër e rëndësishme, sepse është një kryevepër shumë madhe, sepse në fund të fundit, çdo rrugë është një qytetërim dhe ne jemi kombe të qytetëruar. Jemi shumë të lumtur që në ndërtimin e kësaj autostrade ka marrë pjesë një firme turke. Për këtë jemi edhe shumë të gëzuar. Në këtë ditë jemi krenarë se është realizuar një kryevepër e tillë në një terren të tillë malor, për Shqipërinë tonë mike, aleate dhe motër. Gjithashtu për ne është burim krenarie dhe frymëzimi edhe fakti që miqësia mes vendeve tona sa vjen e rritet, shtohet numri i investimeve tona në vendin tuaj. Ne i inkurajojmë investitorët tanë, u themi atyre bëni sa më shumë investime ne Shqipëri.
Unë bashkë me mikun tim Berisha kemi bindjen e plotë se do të ketë zhvillime me te shpeshta në fushën ekonomike, investitorët tanë do të vijnë më shumë në Shqipëri, dhe Shqipëria do të bëhet një vend i rëndësishëm, ku investitorët tanë nuk do të prodhojnë vetëm për Shqipërinë, por edhe për Turqinë dhe vende të tjera.
Sipërmarrësit turk po investojnë në Shqipëri, veçanërisht, në ndërtim, banka,telekomunikacion,shëndetësi, metalurgji dhe miniera, dhe po tregojnë interes për sektorin e turizmit. Unë me kolegun tim të nderuar kemi bërë projekte për gazin natyror dhe shpresojmë së afërmi të realizojmë që gazi natyror të kalojë tranzit edhe në Shqipëri.
I nderuar zoti Berisha, të nderuar miq.
Ne ndiejmë kënaqësi dhe krenohemi me këtë vepër të madhe. Unë kam bindjen se pengesat do ti kapërcejmë së bashku njëra pas tjetrës. Tashmë vendet tona do të lidhen edhe fizikisht. Unë kam bindjen se ky partneritet do të vazhdojë në solidaritet duke u forcuar gjithnjë dhe më shumë. Dëshiroj të theksoi edhe njëherë se ne jemi të gatshme të vazhdojmë të ndihmojmë dhe të bëjmë çdo gjë për stabilitetin, për mirëqenien e Shqipërisë dhe të Kosovës.
Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time të thellë për të gjithë punonjësit e Bechtel dhe Enka për këtë punë të madh që kanë bërë.
Duke përshëndetur dhe përgëzuar edhe njëherë zotin Berisha dhe ekipin e tij, uroj që kjo rrugë e re të jetë një shpresë për të gjithë qytetarët shqiptarë.
*Fjalla e z.Erdogan ne ceremonine e sotme. Titulli eshte i Shekulli Online