E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Kjo vdekje, duhet te rendoje tek ata, qe e krijuan atë situatë të pashpresë"


Dje, lexova në Shekulli Online, lajmin, se babai i një prej viktimave të shpërthimit të Gërdecit, Kujtim Osmani, babai i Resmie Osmanit (një nga 26 viktimat e Gërdecit) është gjetur i pajetë në shtratin e tij. Të dhënat e para të policisë flasin për një vetëhelmim, që dyshohet se është realizuar pas një mbidozimi me ilaçe dhe alkol, thonë njoftimet.
I shpreh ngushëllimet, familjes Osmani. Nuk dua te bëj koment më shume, por i uroj Berishes dhe Mediut, te kene te njetin fate bashke me familjet e tyre.

I mjeri Kujtim per jeten e tij, e mjere ata qe jane afer tij per humbjen absolute te shpreses. E kam lexuar diku kete shprehje "vetevrasja eshte zgjidhje definitive e problemeve te perkohshme" dhe personalisht jam kunder vetevrasjes.

Por kjo vdekje, duhet te rendojne, mbi ata qe e krijuan ate situate te pashprese, ne ate vend te mjere gjer ne dhembje. Mjere vendi im, ne dore te kujt ka mbetur. Në dorë të disa langojve, qe e kane barazuar jeten e shqiptareve me zero.

RIP dear man - paqja qofte me ty


 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›