E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klark Kosova nuk eshte vendi i tyre

Edhe pse ai thote se gjendja e sigurise ne Ballkanin Perendimor eshte permiresuar ne mase te madhe ne krahasim me vitet nentedhjete te shekullit te kaluar kur ai udhehoqi forcat aleate te NATO-s ne Evrope 1997-2000 gjenerali amerikan ne pension Uesli Klark porosit qe BE duhet te jete i pranishem vazhdimisht dhe fuqimisht ne rajon. Duke folur ne panelin me teme eshtjet e mbetura hapur te Ballkanit te organizuar ne Bruksel ne kuader te nje konference dy-ditore per pikat kryesore te konflikteve ne bote Clark si anetar i bordit te Grupit Nderkombetar te Krizave theksoi se SHBA ia kane lene BE rolin kryesor ne zgjidhjen e problemeve ne Ballkan.

Ai theksoi per Deutsche Welle-n se ne Ballkan ka ende plage te hapura si rezultat i viteve tragjike per ne dhe se per popullsise lokale nga e cila disa kane qene viktima te krimeve te luftes ka mbetur nje detyre e veshtire e pajtimit dhe e bashkejeteses

Per kete nevojitet udheheqje kembengulese e pergjegjshme dhe e forte nga ana e BE qe duke punuar me udheheqesit e zgjedhur lokale te edukoje dhe te zbatoje politikat pergjegjese qe do te conin ne pajtimin dhe sherimin e domosdoshem.

Shume shpejt jane leshuar gjerat ne Bosnje dhe Hercegovine

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Hashim Thaci Bernard Kouchner Michael Jackson Agim Ceku dhe Wesley Clark me 20.9.1999 ne Prishtine

Uesli Klark i cili nga forcat ushtarake te SHBA ne vitin 1994 ishte pergjegjes per planifikimin e pergjigjes ndaj konflikteve ne Bosnje dhe Hercegovine dhe sigurimin e mbeshtetjes se NATO-s per trupat e OKB-se ne terren beson se BE-ja dhe bashkesia nderkombetare i kane leshuar shume shpejt gjerat ne Bosnje Hercegovine. Klark thote per Deutsche Welle-n se ne Bosnje Hercegovine ka ende nevoje qe palet te afrohen qe te formohet nje qeveri e perbashket e cila do te jete efektive ne permbushjen e nevojave te qytetareve te saj

Autoritetet nuk i permbushin detyrimet e tyre. Qeveria nuk eshte formuar nuk nxitet ne menyre te mire zhvillimi ekonomik. Kjo nuk mund te behet ne kushtet qe jane dhe per kete arsye aty ka nevoje per udheheqje te forte evropiane shprehet Uesli Klark.

Konfigurimi i shtetit ne Kosove

Operacioni i fundit te cilin Uesli Klark e drejtoi si shef i forcave te perbashketa te NATO-s ne Evrope ishte pikerisht nderhyrja ne Kosove. Menjehere pas luftes ne Kosove Clark doli ne pension. Pyetjes se si i sheh tensionet e tanishme ne veri te Kosoves Uesli Klark i pergjigjet per Deutsche Wellen se kjo eshte pjese e perpjekjeve per konfigurimin e shteteve dhe nje proces qe duhet te kaloje

Shqiptaret e Kosoves shteti i te cileve ky eshte duhet te marrin persiper detyrimet doganore. Nga ana tjeter Serbia duhet te leshoje qytetaret ne veri te Kosoves . Ata gjithmone do te kene afersi kulturore por ky nuk eshte vendi i tyre. Ne pyetje eshte nje proces gradual i cili do te jete me i lehte per tu zbatuar me udheheqje te fuqishme nderkombetare thote Klark.

Me perspektiven evropiane kunder dhunes

Konkluzioni i pergjithshem i panelit mbi ceshtjet e mbetura hapur ne Ballkan eshte qe BE-ja ti mbaje prane vetes vendet e ketij rajoni permes rolit te saj udheheqes dhe sidomos me perspektiven e anetaresimit ne BE qe i eshte dhene Ballkanit Perendimor. BE duhet te perfaqesoje forcen levizese ne drejtim te paqes prosperitetit dhe demokracise duke parandaluar ne te njejten kohe kthesat negative te dhunes apo te konflikteve te se kaluares.

Autor Marina Maksimovic/Angjelina Verbica

Redaktoi Esat Ahmeti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›