E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas takimit te BE te gjithe shohin Italine

Ne marredhenien midis Angela Merkelit dhe Nikola Sarkozise ka te krisura e ferkime qe te vene ne mendime. Por ne nje pike te dy peshat e renda te eurozones jane te te njejtit mendim Italia duhet te nise me ne fund nje kurs te qarte reformash dhe te beje per kete te merkuren 26.10. ne takimin vendimtar te nivelit te larte deklarata te qarta. Prandaj te dy i folen ca fjale me BerluskoninNe e beme shume te qarte se Italia eshte nje partner i rendesishem per zonen e euros dhe se duhen bere te gjitha perpjekjet qe ajo ta mbaje kete pergjegjesi. Keshtu u shpreh Merkeli.

Kishte qene nje bisede midis miqsh tha kancelarja me pas. Por ne te cilen megjithe miqesine u fol seriozisht

Askush nuk mund te llogarise solidaritetin dhe ndihmen e partnerev po nuk u perpoq vete e perifrazoi Sarkozia sfondin kercenues.

Dhe Italia eshte e varur ne menyre akute qe te tjeret ta ndihmojne. Borxhi shteteror arrin thuajse dimensione greke. Interesat ndeshkuese per marrjen e parave te reja kercyen ne shtator kaq lart sa Banka Qendrore Evropiane u detyrua te blinte ne menyre masive hua shteterore italiane. Dhe nese tani po kerkohet nje leve per ti dhene me shume force ombrelles shpetuese te euros kjo behet ne radhe te pare duke pasur parasysh Italine. Por edhe leva me e forte nuk sjell gje po ta vazhdoje Berluskoni manovrimin e tij torturues kur vjen fjala per konsolidimin e buxhetit sepse

Besimi nuk krijohet vetem me nje mur mbrojtes por besimi ka nevoje edhe per nje perspektive te qarte. Keshtu u shpreh kancelarja Merkel.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Berlusconi ne takimin e nivelit te larte te BE

Shqetesimi i Merkelit Sarkozise dhe te tjereve nuk ka te beje vetem me mireqenien e italianeve. Te gjithe e kane te qarte po ra Italia atehere mund ti harrosh te gjitha paketat antikrize. Ekonomisti i njohur i Brukselit Daniel Gros e shpreh te gjithen me pak fjale

shte Italia ajo qe do te vendose per te ardhmen e Euros. Kjo eshte A-ja dhe O-ja.

A do te mberrijne te gjitha keto apele ne veshin e kavalierit Per kete mund te dyshosh. Duke u larguar nga takimi i nivelit te larte ai ia hodhi serish te gjitha fajet shtypit italian i cili tani kerkon te demtoje qeverine

Dhe qe prandaj perhap nje pamje negative te Italise qe nuk eshte fare ne perputhje me realitetin. Ne te vertete gjendja eshte shume solide.

Keshtu qe shpetuesit e euros vetem mund te shpresojne qe te rezultojne e drejte ajo qe ka thene presidenti i BE Herman van Rompuy. Edhe ai zhvilloi te dielen nje bisede koke me koke me Berluskonin

Ai do ti beje premtimet e duhura te merkuren

Autor Martin Bohne/ Auron Dodi

Redaktoi Angjelina Verbica

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›