Nje dite e mire per Tunizine

Michael Gahle i cili eshte nje prej konservatoreve te Parlamentit Europian drejton misionin e vezhguesve te Bashkimit Europian ne Tunizi. Ai eshte pjese e Parlamentit Europian qe prej vitit 1999 dhe aktualisht ai punon peer Komitetin e Puneve te Jashtme.
Deutsche Welle Me shume se 90 perqind e 4.1 milion votuesve te regjistruar moren pjese ne votime. Ishin te lira dhe te ndershme zgjedhjet e para qe u zhvilluan ne Tunizi
Michael Gahler shte nje moment i gezueshem. Ne kemi folur me njerezit qe rrinin me ore te tera ne radhe dhe te gjithe ishin te lumtur. Per pjesen me te madhe te tyre eshte hera e pare qe marrin pjese ne votime. Ata nuk kane marre pjese asnjehere ne zgjedhjet e manipuluara nga Ben Ali. shte nje dite e mire per Tunizine. Ne si vezhgues te zgjedhjeve jemi duke ndjekur procesin e numerimit te votave sepse kjo eshte pika me e rendesishme e diskutuar ne politiken tuniziane Jane zgjedhjet transparente Transparence do te thote deri ne momentin e fundit nga percaktimi i rezultatit ne qendren e votimit deri ne rezultatin e pergjithshem per qarkun zgjedhor. Ka pasur disa vonesa per shkak se pjesemarrja ka qene e madhe. Pervec kesaj ka pasur disa parregullsi te vogla sepse te dhenat e rezultateve kishin perfunduar duke mberthyer kutite e votimit. Kjo ne fakt nuk duhet te ndodhte por keto jane gabime fillestare. Keto veprime nuk kane ndonje ndikim negativ ne cilesine e zgjedhjeve por do te vonojne procesin e numerimit te votave.
Ka pasur fjale per mashtrime zgjedhore Ekzistonte nje frike e madhe per kete.
Une besoj se sistemi ashtu sic eshte aktualisht eshte shume transparent. Rezultatet e zgjedhjeve jane treguar jashte qendrave te votimit ne menyre qe mund te shihet nga cdo tunizian. Vezhguesit kane qene aty ne cdo hap te procesit. Une kam qene i bindur se per shembull ne zonen zgjedhore Tunis 1 erdhen te gjitha te dhenat e rezultateve te zgjedhjeve dhe u tabuluan nen vezhgimin tone. Ne fund rezultatet e te gjitha qendrave te votimit do te publikohen ne internet. Ne kete menyre me te vertete mund te flasim per transparence dhe se nuk ka manipulim te procesit.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Zgjedhje Tunizi
Si do te vazhdoje procesi pasi votat te jene numeruar
Fillimisht do te percaktohet shperndarja e mandateve. Ka pasur edhe zona ku jane zgjedhur me shume se nje perfaqesues. Ndermjet kater dhe 10 vendeve kane qene te percaktuar ne 27 qarqet e brendshme zgjedhore dhe gjashte jane percaktuar nga jashte vendit. Tunizianet qe jetojne ne Gjermani votuan. Kjo shperndarje do te behet publike te marten ne mbremje nga kreu i Komisionit Zgjedhor.
fare sinjali i dergon zhvillimi dhe perfundimi i ketyre zgjedhjeve vendeve te tjera arabe
Une mendoj se keto zgjedhje japin nje sinjal shume te forte dhe bindes. Njerezit qe kane liruar veten nga autoritarizmi kane arritur te krijojne brenda nente muajve nje kornize legjitime per udheheqjen e tyre. Tunizianet kerkuan te ndajne veten nga njerezit qe mbeshtesin epoken e vjeter. Ka njerez ne Komisionin Zgjedhor te cilet kerkojne demokraci dhe jane kthyer nga mergimi per te ndihmuar demokracine tuniziane te ngrihet ne kembet e saj. Ky eshte nje sinjal shume i qarte per vendet e tjera arabe Nese ju deshironi te keni jo vetem nje revolucion por edhe nje kuader te qendrueshem demokratik atehere organizohuni si tunizianet.
Bildunterschrift Zgjedhje Tunizi
Do te pranojne tunizianet dhe Perendimi rezultatet e ketyre zgjedhjeve pavaresisht se kush do te fitoje
Pranimi i rezultati nuk ka te beje vetem me ne vezhguesit e zgjedhjeve.Tunizianet duhet te ndjejne se rezultati i se martes eshte rezultati i tyre. Nese do te ndodhe dicka atehere eshte Asambleja Kushtetuese ajo qe do te vendose por kjo eshte edhe nje detyre e Perendimit vendet fqinje dhe komuniteti nderkombetar duhet te vazhdojne te punoje me Tunizine ne keto momente per te konsoliduar demokracine.
Interview Diana Hodali / Amarildo Topi
Redaktoi Aida Cama